Pas Currit dhe Bojkut, arrestohet edhe ish-ushtari i UÇK-së

Pas Currit dhe Bojkut, arrestohet edhe ish-ushtari i UÇK-së

Biznesmeni, Rrahim Hashimi është i arrestuari i tretë gjatë ditës së sotme në operacionin e Policisë së Kosovës, i cili rezultoi me arrestimin e mafiozit Ismet Osmani – Curri dhe Ilir Bojkut.

Hashimi është ish-luftëtar i “Forcave Komando Delta” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga brigada 138.  Ndërsa para dy muajve ai kishte njoftuar se ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speicale më 9 prill.

Ndaj biznesmenit Rrahim Hashimi, vitin e kaluar është ngritur aktakuzë lidhur me dyshimet se ai ka kërkuar 100 mijë euro ryshfet për të lehtësuar hetimin e një rasti penal.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror special dhe lidhet me aferën e korrupsionit në hetimin e organizatës joqeveritare QAD.

Sipas pretendimeve të prokurorisë Speciale të Kosovës, Hashimi dyshohet se ka kërkuar nga të dëmtuarit V.H dhe F.B, kundër të cilëve kishte filluar një procedurë penale, një shumë parash prej 100 mijë euro me qëllim që të njëjtëve t’u minimizohet rasti apo të përmbyllet.

Sipas pretendimeve të prokurorisë i pandehuri nga familjarët e të dëmtuarve kishte marrë fillimisht   50 mijë euro ndërkaq, falë këtij ryshfeti të dëmtuarit kanë përfituar masa më të lehta të sigurisë. Tutje prokuroria pretendon se për të vazhduar tutje me ndihmën rreth procedurës, të dëmtuarve u kërkuan edhe 50 mijë euro të tjera.

Për këtë rast ai bashkë me Hashimin nga Prokuroria Speciale është aktakuzë  edhe ish- drejtori i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës Emin Beqiri. /Insajderi.com