
Modelja Suzana Tahiri, e njohur me nofkën “Shqiponja” muaj më parë u bë e njohur pas një tentim vrasje që bëri ndaj hoxhës nga Mitrovica, Sead Bejta.
Tahiri e kishte shantazhuar prej kohësh imamin Bejta duke i kërkuar para për ndërprerjen e një lidhje dashurie, deri në momentin kur kishte dashur ta vriste vitin e kaluar.
Ja kush është femra që bëri tatuazhë në krah portretin e Hashim Thaçit
Për këtë, modelja kishte qëndruar edhe në paraburgim.
Në kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit të cilën e kishte siguruar Insajderi, thuhej se: “E pandehura Suzana Tahiri ka pasur probleme shëndetësore, dhe para një kohe të caktuar ka shkuar tek hoxha Sead Bejta në mënyrë që kinse t’i ndihmojë që t’i tejkalojë problemet që kishte, tek hoxha ishte disa herë dhe më pas kanë hyrë në lidhje dashurie. Sead Bejta, hoxha ka dashur të ndërpres lidhjen me të, mirëpo e pandehura e ka kanosur përmes mesazheve në telefon mobil, duke i thënë se nuk do ta lë të qetë atë dhe familjen e tij, nëse ai nuk ia jep 10 mijë euro asaj”.
Ndërsa, tani modelja Suzana Tahiri e njohur me nofkën “Shqiponja”, ka bërë një veprim i cili ka marrë vëmendjen e opinionit.
Ajo ka bërë tatuazhë në krahun e saj, portretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte kryetar i PDK-së, në kohën kur modelja kishte hyrë në këtë parti në degën e Vushtrrisë. /Insajderi.com
Ekskluzive: Kush është “Shqiponja” – vajza e showbizit që dyshohet se zhvati hoxhën