Pas raportimit të mediave – Këshilltari i Kurtit detyrohet ta fshijë postimin ku kishte gënjyer dhe fyer

Pas raportimit të mediave – Këshilltari i Kurtit detyrohet ta fshijë postimin ku kishte gënjyer dhe fyer

Shkëlzen Gashi, Këshilltari i Albin Kurtit, është detyruar ta fshijë postimin e më hershëm përmes të cilit kishte gënjyer për numrin e të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë dhe kishte ofenduar Avdullah Hotin.

Gashi e ka bërë një postim të ri me numrin e përmirësuar të të vdekurve nga Covid, dhe pa ofendimin që më herët ia kishte bërë Hotit.

Ai më herët kishte deklaruar se janë 15 të vdekur nga Covid-19, përkundër se IKSHPK njofton pë 12 të vdekur.

Po në këtë postim Gashi i kishte thënë Hotit: “Përcaktohu Sabile”.

Këshilltari i Kurtit me këtë fjali nuk e ofendoi vetëm Hotin e LDK-së, por edhe të gjitha ato gra që mund ta kenë këtë emër, shkruan Insajderi.

Këshilltari i Kurtit në një postim gënjen dhe fyen gratë