Pas shkarkimit nga Bordi i Kurtit në KEK – reagon Njazi Thaçi thotë se “do të ngre padi”

Pas shkarkimit nga Bordi i Kurtit në KEK – reagon Njazi Thaçi thotë se “do të ngre padi”

Ish-Drejtori Menaxhues i Bordit të KEK’ut Njazi Thaçi ka paralajmëruar padi pas shkarkimit që iu bë të premten e kaluar në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të KEK’ut të emëruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ish-drejtori i KEK’ut ka shkruar se do ndjek rrugët ligjore ndaj vendimit për shkarkimin e tij.

“Sa i përket zhvillimeve qe kanë ndodhur në Korporatë nuk do i komentoj sepse nuk është në natyrën time. Konsideroj se janë politike, me qëllime të ulëta dhe pa asnjë bazë ligjore.
Për këtë do të ndjekë vetëm rrugët ligjore”, ka shkruar Thaçi.

Tutje, ai ka thënë se në KEK gjithmonë ka dominuar interesi i përgjithshëm.

“Mbi çdo interes individual e grupor në KEK gjithmonë ka dominuar interesi i përgjithshëm dhe fryma kolektive. Kjo është dëshmi e rezultateve të jashtëzakonshme qe kemi arritur në tejkalimin e të gjitha caqeve.Kompania publike me përformancën me të mirë në nivel vendi dhe me arritjen e profitin më të lartë dhe rekord në tri vitet e fundit”, është shprehur ai.

Lexo edhe: 

Albin Kurti shkarkon njeriun e Hashim Thaçit