Pas vdekjeve të fundit Osmani kërkon ligj kundër coronavirusit

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka kërkuar ligj kundër coronavirusit

Pas vdekjeve të fundit Osmani kërkon ligj kundër coronavirusit

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka ngushëllluar familjarët për humbjen e jetërave të personave më të dashur nga coronavirusi.

Sot ka qenë një ditë shumë e rëndë për Kosovën, pasi gjashtë persona kanë humbur jetën pas infektimit me COVID-19.

Osmani ka kërkuar ligj kundër coronavirusit pasi është nevojshëm për t’i dhënë kompetenca shtesë organeve ligj-zbatuese në mënyrë që të ndërmerren masa strikte për parandalimin e pandemisë.

Pandemia ka marrë hovin e madh, pas shumë rasteve të të infektuarëve tani ka filluar të rritet dukshëm edhe numri i të vdekurve. /Insajderi.com/

Postimi i plotë:

Sot ishte ditë e rëndë për Kosovën. Humbëm gjashtë jetë njerëzish nga virusi Covid-19. Jetët, edhe kur shtrëngohemi t’i përmbledhim në numra, nuk janë numra, sepse prapa secilës jetë, prapa secilës humbje, qëndron një histori njerëzore, qëndron dhimbja e prindërve për fëmijët e tyre ose e fëmijëve për prindërit dhe në fund dëshpërimi për humbjen e madhe.

Ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Ndaj dhimbjen me secilën familje të prekur dhe lutem që të sëmurët nga virusi të shërohen sa më parë. Bëj thirrje edhe një herë që mbrojtja e të drejtës në jetë të vendoset prioritet mbi prioritetet, sepse as ekonomia e as fushat e tjera nuk do të mbijetojnë nëse nuk sigurojmë shëndetin e popullatës sonë. Qeveria duhet mos ta mbajë më peng Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, të cilin e kemi inicuar dhe hartuar në Kuvend qysh në prill, por ta sjellë urgjentisht në mënyrë që të mund ta amandamentojmë dhe pastaj miratojmë. Ky ligj është posaçërisht i nevojshëm për t’i dhënë kompetenca shtesë organeve ligj-zbatuese në mënyrë që të ndërmerren masa strikte për parandalimin e pandemisë.

Ky virus vret. Mos u besoni atyre që thonë se nuk ekziston. Mos u besoni as atyre që e minimizojnë rrezikun. Prandaj të kujdesemi secili për veten e familjet tona duke mbajtur maska, distancë e higjienë.