Pas vendimit të PZAP-së deklarohen nga KQZ – ja kur do të shpallen rezultatet përfundimtare

Pas vendimit të PZAP-së deklarohen nga KQZ – ja kur do të shpallen rezultatet përfundimtare

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për refuzimin e si të pabazuar apelin e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje rreth 4639 pakove me vota të ardhura nga diaspora, janë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në një prononcim për Insajderin Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ ka thënë se duhet që të presin afatin ligjor pasi që për këtë vendim lejohet që palët në ankohen sërish në Gjykatën Supreme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të presë afatin ligjor para se të procedojë më të, pasi në fund të vendimit të PZAP-it ka këshillë juridik, pra lejohet ankesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve”, ka thënë ai.

Elezi ka sqaruar se nuk mund të shpallin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pa u marrë vendim për këtë çështje.

“KQZ-ja nuk mund të shpallë rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur edhe kjo çështje”, është shprehur ai.

Sot, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të refuzoi ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të fletëvotimeve të diasporës që kanë arritur pas afatit të paraparë./Insajderi.com

PZAP refuzon numërimin e votave me vonesë nga diaspora