PDK: Dy aktivistë tanë u arrestuan gjatë aksionit të sotëm

PDK: Dy aktivistë tanë u arrestuan gjatë aksionit të sotëm

Rinia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se dy aktivistë të saj janë arrestuar nga policia pas aksionit të sotëm që bënë para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Nga kjo parti kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Arrestohen dy aktivistë të PDK-së në aksionin para MPJ-së Gjatë aksionit të Rinisë Demokratike të Kosovës para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla-Schëartz, policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të kësaj partie”, thuhet në njoftimin e Rinisë Demokratike të Kosovës.

“Aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajtur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë. Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante ‘këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë’”.

Të rinjtë e PDK-së kanë kërkuar sërish dorëheqjen e Gërvallës.

“Aktivistët e PDK-së thanë se nëse ministrja Gërvalla nuk i merr përsipër detyrat e saja si kryediplomate, do të kërkohet vazhdimisht dorëheqja e saj. Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një qëndrim në lidhje me zhvillimet në këtë aksion ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar menjëherë lirimin e tyre”./Insajderi.com