shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Qal" />

PDK e indinjuar me shkarkimin e Qalajt: “Po kapet shteti”

Në PDK thonë se “shkarkimi ishte arbitrar, hakmarrës dhe përpjekje për kapjen e institucionit të pavarur të policisë”.

PDK e indinjuar me shkarkimin e Qalajt: “Po kapet shteti”

Partia Demokratike e Kosovës shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Qalaj, e ka parë si tendencë për ta “kapur shtetin”.

Kështu thuhet në një komunikatë që PDK e ka lëshuar për media pas vendimit të kryeministrit Avdullah Hoti, për ta shkarkuar Qalajn, njofton Insajderi.

Nga kryeministria u njoftua se shkarkimi i drejtorit të deritanishëm erdhi për shkak “të përformancës”.

Por në PDK thonë se “shkarkimi ishte arbitrar, hakmarrës dhe përpjekje për kapjen e institucionit të pavarur të policisë”.

“Fakti që ky shkarkim po bëhet kur ende nuk është mbushur një javë nga arrestimi i nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, lë të kuptohet se është një akt hakmarrës ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit. Momenti dhe metoda e shkarkimit dëshmon se ky veprim është mesazh i qartë kërcënues për policët, hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit – të cilët guxojnë të merren me veprat penale të LDK-së”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Po ashtu, nëpërmjet kësaj komunikate, “PDK-ja bën thirrje që drejtori Qalaj të kthehet në krye të institucionit sa më shpejt dhe që policia të lihet e qetë pa ndërhyrje politike në ushtrimin e detyrës së saj fisnike”./Insajderi.com