
Rezultati për këshill drejtues të PDK-së ka dëshmuar se Sami Lushtaku nuk është më figura më me peshë e Drenices në PDK.
Ai ështe kaluar me vota ngs Blerta Deliu – Kodra ndërsa rrezikohet seriozisht nga Ganimete Musliu e cila ka vetëm gjashtë vota më pak në parti se sa Lushtaku.
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka mbajtur kuvendin zgjedhor.
Uran Ismaili, i cili njëherit është kryetari i degës ka marrë më së shumti vota.
Ismaili ka marrë gjithsej 461 vota. Pas tij renditën, Bajrush Xhemajli me 458 vota, Hajredin Kuçi 453 vota, dhe kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë dhe ministri i Financave, Bedri Hamza me 433 vota.