Pentagoni do të bëj publike disa prej zbulimeve të UFO

Pentagoni do të bëj publike disa prej zbulimeve të UFO

Në muajin prill 3 video të UFO-ve u deklasifikuan prej Departamentit të Mbrojtjes pasi u hakuan në vitin 2007 dhe 2017. Këto zbulime entuziazmuan publikun i cili gjithmonë ka qenë i frustruar lidhur me konfidencialitetit lidhur me këtë temë.

Tani entuziastët e jashtëtokësorëve do të i gëzohen faktit që Pentagoni do të i bëj publike disa prej këtyre zbulimeve, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Sipas raportit programi tenton të standartizojë mbledhjen dhe raportimin e të dhënave lidhur me UFO dhe të ndajë disa prej tyre çdo 6 muaj me publikun. Përpos faktit që ata po kërkojnë prova për jetën jashtë Tokës, qëllimi tjetër është të zbulojnë nëse ndonjë komb tjetër pos SHBA-ve është duke përdorur teknologji të aviacionit që mund të e kërcënojë SHBA-në.

David Clarke, kuratori i Arkivave Nacionale të projekteve të UFO dhe lektor në Sheffield Hallam University tha: “Nga pikëpamja militare, ata nuk duan të zbulojnë gjëra lidhje me kapacitetet teknologjike që shtetet tjera mund të i përdorin për avantazhet e tyre. Mirëpo duke fshehur gjëra të tilla, ata rrisin dyshimet që janë duke fshehur gjëra më spektakulare se sa janë  në të vërtetë.”/Insajderi.com