Për arsye shumë valide aziatikët nuk përdorin letër tualeti

Për arsye shumë valide aziatikët nuk përdorin letër tualeti

Shumë njerëz përdorin letra tualeti si mënyrë për t’u pastruar, po ky nuk është rasti i njëjtë tek popujt aziatikë.

Kjo ndodh për një mori arsyesh, të cilat i listoi Bright Side, transmeton Insajderi.

Instalimi hidraulik nuk është i krijuar për letrën.

Në shumë vende aziatike, sistemet e menaxhimit të ujit nuk janë aq të mira sa në perëndim. Për shkak të problemeve sanitare që mund të shkaktojë, gjuajta e letrës higjienike nuk rekomandohet. Kjo është arsyeja pse njerëzit atje zakonisht përdorin tase me ujë, bidetë ose dushe në vend të letrës.

Edhe kur duan të përdorin letër tualeti, do të vëreni që gjithnjë ka një kosh plehrash afër, për ta hedhur atë.

Letra e tualetit mund të shkaktojë irritim.

Indet e tualetit që janë shumë të forta mund të irritojnë zonën, veçanërisht për njerëzit që kanë hemorroide ose fisura. Përdorimi i ujit në vend të tij është shumë më i butë dhe mund të jetë i dobishëm për të lehtësuar presionin në zonën perianale.

Mund të çojë në infeksione urinare.

Zakonet e dobëta të fshirjes me letër higjienike mund të çojnë në përhapjen e baktereve. Për më tepër, për gratë, fshirja nga prapa-para mund të rrisë rrezikun e transferimit të baktereve në uretër.

Nuk është e pastër aq sa duhet.

Uji konsiderohet më higjenik sesa letra. Letra e tualetit nuk e heq mbetjen fekale plotësisht dhe fshirja nuk është gjithmonë e mjaftueshme.

Nuk është e mirë për ambientin.

Sipas analizës së ekspertëve, vetëm në SHBA, përdoren 36.5 miliardë rrotulla letre higjienike çdo vit, që përfaqësojnë bluarjen e rreth 15 milionë pemëve. Kjo gjithashtu kërkon sasi të mëdha uji, zbardhues, energji dhe materiale paketimi. Përdorimi i mjeteve të tjera si bidet, siç besojnë ekspertët, është shumë më miqësor ndaj mjedisit. /Insajderi.com