Për sa kohë mund të jemi imun pas vaksinës anti-COVID?

Për sa kohë mund të jemi imun pas vaksinës anti-COVID?

Ndërsa publiku i afrohet gjithnjë e më shumë qasjes në vaksinën COVID-19, shumë kanë filluar të ndihen optimistë për mposhtjen e virusit.

Një raport i ri sugjeron që vaksina COVID do t’ju mbrojë për të paktën 119 ditë, ose rreth tre muaj, shkruan BL, transmeton Insajderi.

Hulumtimi i ri u botua në “New England Journal of Medicine” që shqyrtoi vizitat pasuese me 34 pacientët e parë që morën të dyja dozat e vaksinës Moderna COVID-19.

Mjekët zbuluan se ndërsa antitrupat ranë disa javë pas inokulimit, ishin akoma të pranishëm tre muaj pasi ishin administruar të dyja dozat – dhe qëndruan në nivele më të larta sesa ata që ishin shëruar nga infeksioni, raporton The Washington Post.

New York Times sqaron se këto gjetje nuk do të thonë se imuniteti zgjat vetëm tre muaj – kjo është vetëm “gjatësia e kohës që njerëzit janë studiuar deri më tani”.

Studiuesit planifikojnë të kryejnë më shumë studime për të parë sa më gjatë mund të zgjasë vaksina. /Insajderi.com