Për të gjithë njerëzit që pëlqejnë të hanë akuj çatie: Mos e bëni!

Për të gjithë njerëzit që pëlqejnë të hanë akuj çatie: Mos e bëni!

Të paktën një herë në jetë, kemi shkëputur një copë akulli të zgjatur nga çatia e shtëpisë dhe e kemi konsumuar sikurse të ishte një akullore.

Por një meteorologe ka një arsye shumë të mirë pse nuk duhet ta bëjmë, dhe pse nuk duhet të lejojmë as fëmijët tanë ta bëjnë. Arsyeja: përmbajnë jashtëqitje, njofton Insajderi.

Katie Nikolau publikoi një video në TikTok, ku tregon për të gjithë ndjekësit e saj se pse nuk do të ishte ide e mirë t’i fusnim këta shkopinj të akullt në gojë.

“Ju lutem mos e bëni këtë. Jam një meteorologe dhe e di”, thotë ajo në videon që tashmë është bërë virale në TikTok.

“Këta shkopinj të akullt formohen prej ujit që rrjedhë në çatitë tuaja”, thotë ajo. “E dini se çfarë ka tjetër në çatinë tuaj? Jashtëqitje zogjsh. Shume bile. Ju po hani jashtëqitje”.

Kjo erdhi si shumë tronditëse për përdoruesit e TikTokut, ngase deri më tani videoja ka marrë më shumë se 13 milionë shikime. /Insajderi.com

@weather_katieDon’t eat icicles! Please respect the fact that I edited out the original woman in the video (I have her permission) ##IciclePoop♬ original sound – nickolaou.weather