Këtë mëngjes, rrjetet sociale si Facebook, Messenger dhe Instagram kanë pasur probleme në funsksionim për shumë përdorues, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.
Më shumë se gjysma (52 për qind) e probleme të raportuara me Messenger kanë të bëjnë me dërgimin dhe marrjen e mesazheve ndërsa problemi më i madh i raportuar i faqes kryesore në Facebook është ndërprerja totale, duke zënë 41 për qind të problemeve të raportuara.
Deri tani nuk dihet se çfarë po e shkakton këtë problem dhe sa do të zgjasë.
‘Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me dërgimin e mesazheve në Messenger, dhe Instagram”, tha një zëdhënës i kompanisë Facebook për MailOnline.
“Po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur”.
Aplikacioni i mesazheve private të Facebook, Messenger, duket se po përballet me probleme të ngjashme, me shumicën e raporteve që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa. /Insajderi.com