Përleshje në mes të policisë e dy qytetarëve në Ferizaj – përdoren edhe shkopinj gome (VIDEO)

Përleshje në mes të policisë e dy qytetarëve në Ferizaj – përdoren edhe shkopinj gome (VIDEO)

Një përleshje në mes të dy policëve dhe dy qytetarëve ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Ferizaj.

Insajderi.com ka siguruar një video nga momenti i përleshjes.

Në videon e shkurtër shihet që përleshja tashmë veç kishte filluar dhe një nga policët e godiste me shkop gome një qytetar, derisa qytetari përpiqej ta godiste po ashtu policin.

Në anën tjetër shihet një tjetër polic i mbërthyer nga një tjetër person, i cili për një kohë e mbanë ashtu, derisa në fund e plandos për toke dhe ikën nga vendi i ngjarjes.

Sipas një dëshmitar që ka qenë prezent në kohën e përleshjes, rasti ka ndodhur saktësisht në orën 21:00, tek pjesa e qyteti që në Ferizaj tashmë njihet si “Village”.

Ai ka treguar për Insajderi-n se përleshja ka filluar kur policia tentoi t’i arrestonte dy personat, por ata kishin refuzuar të bindeshin.

Ishte ky momenti kur situata ka eskaluar dhe kanë filluar goditjet nga të dyja palët.

ÇKA ÇOI DERI TE PËRLESHJA E POLICISË ME DY PERSONA NË FERIZAJ? – POLICIA JEP DETAJE (VIDEO)