Personat e vaksinuar nuk do të duhet të vetë-izolohen nëse ekspozohen ndaj virusit

Personat e vaksinuar nuk do të duhet të vetë-izolohen nëse ekspozohen ndaj virusit

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të mërkurën thanë se atyre që janë plotësisht të vaksinuar kundër Coronavirusit dhe që “përmbushin kriteret” nuk do t’u kërkohet më të vetë-izolohen pas ekspozimit ndaj dikujt me COVID-19.

CDC tha që ky përditësim zbatohet për njerëzit plotësisht të vaksinuar që kanë marrë dozën e fundit brenda tre muajve të mëparshëm dhe kanë mbetur asimptomatikë që nga ekspozimi ndaj COVID-19, shkruan Fox Neës, transmeton Insajderi.

Agjencia këshilloi që personat e vaksinuar plotësisht që nuk i nënshtrohen karantinës duhet të monitorojnë për simptoma për 14 ditë pas ekspozimit dhe që ata që zhvillojnë simptoma duhet të vlerësohen dhe testohen.

Gjithashtu rekomandon që personat e vaksinuar plotësisht të vazhdojnë t’i përmbahen masave të shëndetit publik. /Insajderi.com