Pesë mënyra trajtimi për lëkurën e yndyrshme në kushte shtëpiake

Pesë mënyra trajtimi për lëkurën e yndyrshme në kushte shtëpiake

Lëkura e yndyrshme është pakënaqësi shumë e zakonshme. E mira e kësaj problematike është që redukton rrudhat mirëpo shkëlqimi i saj shkakton poashtu shumë pakënaqësi.

Larja e fytyrës është jetike për lëkurën e yndyrshme. Nuk këshillohet përdorimi i shamponëve shumë të fuqishëm sepse mund të e thajnë lëkurën shumë dhe ta zhveshin nga yndyrat e nevojshme, duke shkaktuar irritime të tjera.

Mjalti është një prej produkteve shtëpiake që pothuajse gjen përdorim për secilin problem të lëkurës, qoftë duke u konsumuar e qoftë për përdorim të jashtëm. Maska ma mjaltë do të jetë trajtimi ideal për lëkurën e yndyrshme e poashtu edhe si skrub që mund të e bëni poashtu me mjaltë.

Maska me argjilë është një prej më të preferuarave për lëkurën e yndyrshme dhe jep efekte të menjëhershme. Edhe me të si me shumicën e gjërave preferohet të mos e teprojmë sepse do të jap efektin e kundërt, tharjen e skajshme të lëkurës. Argjilën mund ta gjeni zakonisht në farmaci, por edhe në disa prej plazheve të vendit.

Edhe lëngu i aloe verës është një prej atyre produkteve që gjen përdorim te shumica e problemeve të lëkurës, që prej djegjve të ndryshme e deri te papastërtitë. Lëngu i aloes nëse vendoset në lëkurë, përpos që e ushqen atë me vitaminë E, balancon nivelet e larta të yndyrës./Insajderi.com