Po sikur të mos vishnim të brendshme?

Po sikur të mos vishnim të brendshme?

Për shumë nga ne, veshja e të mbathurave është një rutinë e pashkelshme, dhe vetëm mendimi që mos t’i veshim, do të tingëllonte absurde.

Por në realitet, mos-veshja e të mbathurave, çuditërisht ka disa përfitime për shëndetin tonë, njofton Insajderi.

Nëse nuk do të vishnit të brendshme do të ishit më pak të prirur ndaj refluksit adicik.

Rrobat e ngushta, si të brendshmet, mund të shtyjnë barkun lart, i cili mund të krijojë presion në stomakun tuaj dhe të shkaktojë refluks acidi, duke rezultuar në urth. Edhe pse ky problem shëndetësor është i zakonshëm në mesin e të rriturve 20, 30-vjeçarë, largimi nga të brendshmet mund të ulë mundësinë e refluksit.

Infeksionet bakteriale nuk do të jenë të shpeshta.

Ekziston një bakter që shumica prej jush tashmë e di ose mund të ketë pasur edhe probleme me, candida. Kjo baktere mund të gjendet në 20% të grave. Edhe pse disa mund të mos përjetojnë kurrë ndonjë simptomë, nëse ndodhin ndërlikime mund të rezultojë në një infeksion bakterial. Për shkak se pambuku ruan lagështinë dhe krijon një zonë perfekte për rritjen e baktereve, vendosja për të mos veshur brekë mund të ulë shanset për t’u infektuar.

Zona juaj intime do të jetë më pak e ndjeshme ndaj alergjive.

Për shkak se shumë rroba, përfshirë brekë, përmbajnë pëlhura artificiale, ngjyra dhe kimikate, ato lehtë mund të krijojnë një reaksion alergjik. Ky reagim mund të shfaqet si acarim, flluska, skuqje dhe gunga. Në këtë situatë, kjo do të thotë më pak rroba që mund të shkaktojnë alergji. /Insajderi.com

Burimi: Bright Side