Një video ka bërë xhiron e rrjetit duke argëtuar qindra mijëra shikues. Videoja në fjalë dokumenton përpjekjet e një gruaje për të kaluar një trotuar të akullt me shumë që thonë se po të një video, 2020-ta do dukej kështu.
Në video, me sa duket është kapur në Ukrainë, disa njerëz shihen duke rrëshqitur në trotuarin e pjerrët para se të vijë gruaja e pafat, duke u përpjekur ta përshkojë atë.
Një burrë, i kapur pas një muri, përpiqet ta ndihmojë atë disa herë para se të dorëzohet dhe të largohej duke rrëshqitur.
Gruaja pastaj përpiqet të zvarritet drejt destinacionit të saj të shkallëve përpara se të ngrihet në këmbë dhe të rrëshqasë përsëri.
Më në fund gruaja dorëzohet nga përpjekja për të kaluar trotuarin dhe niset në anën e kundërt në rrugën me kalldrëm ku e pret i njëjti fat – ajo vetëm rrëshqet. /Insajderi.com