Policia e Kosovës ka një paralajmërim për vozitësit

Policia e Kosovës ka një paralajmërim për vozitësit

Aksidentet e shumta që po ndodhin kohëve të fundit në vendin tonë, janë bërë dukuri tepër shqetësuese, shkruan Insajderi.

E për këtë, policia e Kosovës përmes një njoftimi ka apeluar vozitësit të kenë kujdes dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.

“Përqendrohu në ngasje, jo në telefon! Vendose rripin e sigurisë, vozit me kujdes, mos shpejto, familja ju pret”, thuhet në njoftimin policor.

Mbrëmë ka ndodhur një aksident në komunën e Pejës ku të lënduar kanë mbetur katër persona./Insajderi/

Përsëri aksident – katër persona të lënduar në Pejë