Policia jep detaje për arrestimin e gruas te Ambasada e Zvicrës në Prishtinë

Policia jep detaje për arrestimin e gruas te Ambasada e Zvicrës në Prishtinë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e sotëm të gruas që ndodhi rreth orës 09:00, pranë Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.

Në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se ky arrestim ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” për një mosmarrëveshje, për çka rasti është cilësuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës”.

Ajo tutje ka shtuar se e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa njësitet përkatëse bashkë me prokurorin kujdestar po merren me rastin.

“Sot rreth orës 09:00 policia ka marrë informatën për një mosmarrëveshje në rrugën Adrian Krasniqi në Prishtinë. Lidhur me këtë rast që është hapur “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, është shoqëruar në stacion policor një person. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti për Insajderi-n.

Sipas disa qytetarëve që ishin prezentë, e dyshuara nuk është pajtuar me procedurat e kësaj ambasade për t’u pajisur me dokumentet e udhëtimit. /Insajderi.com

​Arrestohet një femër te Ambasada e Zvicrës në Prishtinë