Rahovec, ësht�" />

Policia jep detaje për vrasjen në Rahovec

Policia jep detaje për vrasjen në Rahovec

Policia e Kosovës njofton se personi që dyshohet se vrau të shtunën mbrëma familjarin në Rahovec, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

“Rahovec 12.06.2021 – 21:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka vrarë viktimën mashkull  kosovar. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Rahovec e më pas në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ku më pas ka ndërruar jetë”.

“Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com