Policia jep informacion për gjendjen shëndetësore të policit i cili u plagos në Veternik

Policia jep informacion për gjendjen shëndetësore të policit i cili u plagos në Veternik

Gjendja e policit të plagosur në mëngjesin e së premtes në Prishtinë është stabile.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.

“Rreth orës 08:40, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor polici i plagosur është liruar nga QKUK”, tha ai.

Policia ka raportuar se rreth orës 05:30 të mëngjesit në Veternik është plagosur një polic teksa po tentonte ta pengonte një vjedhje afër një qendre tregtare në Veternik.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu. /Insajderi.com