Pesë aktivistë të PSD-së u shoqëruan në stacionin policor, policia jep detaje

Pesë aktivistë të PSD-së u shoqëruan në stacionin policor, policia jep detaje

Pesë aktivistë të Partisë Socialdemokrate janë shoqëruar sot, e premte, në stacionin policor, pasi të njëjtit gjatë një aksioni kanë hedhur ngjyrë në drejtim të objektit të Qeverisë.

Sipas policisë, me këtë veprim të njëjtit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës,, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash të cilët kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Me qëllim të parandalimit të degradimit të mëtejmë të veprimeve të tilla policia ka reaguar duke shoqëruar në stacionin policor pesë persona ndaj të cilëve konform autorizimeve policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet e duhura para se të njëjtit të procedohen në fazën vijuese”, tha ai./Insajderi.com