Policia po heton sulmin ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

Policia po heton sulmin ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

Policia e Kosovës janë deklaruar rreth rastit të mbrëmshëm në Mitrovicë, ku vetura e gazetarit kosovar, Shkumbin Kajtazi, është sulmuar me armë zjarri, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, ka thënë për Gazetën Online Insajderi se rasti është inicuar dhe po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Derisa ka bërë të ditur se hetuesit policorë janë duke punuar, ai njoftoi se në veturën e dëmtuar janë gjetur katër predha të armës.

“Rasti është inicuar dhe po hetohet si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Në vend të ngjarjes, në veturën e dëmtuar janë gjetur katër predha të armës. Nuk raportohet për të lënduar. Hetuesit policorë janë duke punuar”, ka thënë Zaiti.

Gazetari Kajtazi me anë të një postimi në Facebook, ka informuar në lidhje me këtë ngjarje, duke kërkuar nga organet kompetente që të hetojnë rastin sa më shpejt. /Insajderi.com

Qëllohet me plumba vetura e gazetarit kosovar