Policia e Kosovës ka dal me raportim pas videos së publikuar, ku shihet duke iu djegur duart një shitësi të cigareve.
Personat e dyshuar janë intervistuar nga Policia e më pas janë liruar.
“Rr.Fehmi Agani, Prishtinë, 31.10.2020. Raportohet se pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, njësiti i hetuesisë ka intervistuar viktima mashkull kosovar dhe dy dëshmitarë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
Në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta kundër këtij veprimi që konsiderohet të jetë irritues. Ndërsa pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja deklaroi se “gjithçka ishte shaka”. /Insajderi.com