Pornhub ndryshon rregullat e përdorimit për shkak të akuzave për video abuzuese

Pornhub ndryshon rregullat e përdorimit për shkak të akuzave për video abuzuese

Pornhub, një nga faqet më të vizituara e të rriturve në botë, po ndryshon rregullat e saj mbi ngarkimet e përdoruesve pasi u akuzua për mbajtjen e videove të paligjshme.

Një hetim i Neë York Times akuzoi faqen e internetit se ishte “infektuar” me video të abuzimit të fëmijëve dhe përdhunimit.

Pornhub tha se pretendimet ishin “të papërgjegjshme dhe të pavërteta”.

Por tani ka thënë që përdoruesit duhet të verifikohen për të ngarkuar video dhe për të hequr funksionin e  shkarkimit, që do të thoshte se përmbajtja e hequr lehtë mund të rishfaqet.

Karakteristika e verifikimit do të nisë në vitin e ri. Tani për tani, ngarkimet janë hequr për të gjithë përdoruesit, përveç profesionistëve të industrisë.

Masa ndjek raportet që Visa dhe Mastercard kishin filluar hetimet e tyre në lidhje me pretendimet.

Nëse, siç kishte shkruar artikulli i Neë York Times, dy kompanitë e pagesave të kishin pezulluar shërbimet e tyre, kjo do të kishte goditur pronarin e faqes në internet, Mindgeek, financiarisht.

Pornhub është zakonisht falas për t’u përdorur, por ofron një shërbim me pagesë për video me cilësi më të lartë dhe ekskluzive.

Kompania gjithashtu ka lëshuar një deklaratë duke premtuar “hapa të mëdhenj për të mbrojtur më tej komunitetin tonë”./Insajderi.com

BBC News