Në muajin maj u bë e ditur që ‘pornografia hakmarrëse’ ishte rritur gjatë izolimit, për shkak se u vërejtën rritje të thirrjeve për këto raste.
Tani aktivistët janë duke paralajmëruar që abuzimi me imazhe private mund të bëhet normalja e re, përderisa rastet e raportuara janë në rritje.
Revenge Porn Helpline ka marrë rreth 2.000 raporte për pornografi non-konsensuale në vitin 2020, me një rritje prej 22% prej vitit të kaluar. Në dy të tretat e këtyre rasteve janë të përshira gratë.
David Wright, drejtor i UK Safer Internet Centre tha: “Izolimi ka nxitur rrethana të reja që janë duke sjellur shumë probleme. Ajo që po shohim është që kjo gjë do të zgjasë më shumë dhe është brengosëse të mendosh që po normalizohet”.
Sophie Mortimer, menagjerja e kësaj linje, ka thënë që shumica e thirrjeve vinin nga persona që ishin në lidhje abusive. Kjo gjë përshtatet me statistikat e dhunës në familje, që poashtu kanë parë rritje gjatë izolimit.
Në Angli dhe Wales pornografia hakmarrëse dënohet maksimumi dy vite në burg dhe pesë vite në Scotland.
Momentalisht, kërcënimet për të ndarë imazhe intime pa miratimin e personit nuk është krim./Insajderi.com
Burimi Dazed