Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka lënë në dorën e organeve të rendit – të merren me rastin e kërcënimit të saj, për të cilin u raportua gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, thotë për Insajderin se ky është vetëm njëri nga kërcënimet që Osmani ka marrë dhe se me të po meren organet përgjegjëse.
Por, shton se u.d. e presidentes me kërcënime të tilla përballet pothuajse çdo ditë.
“Kërcënimi është bërë në profilin e zyrtar të u.d. Presidentes. Mediat kanë raportuar për të, ndaj i takon organeve të rendit të merren më tej me rastin, sepse është kërcënuar e para e shtetit. Natyrisht ky është vetëm njëri nga kërcënimet. U.d. Presidentja me kërcënime të tilla përballet pothuajse çdo ditë”, thotë Kupina. /Insajderi.com
“Trutë në tokë t’i kisha qit”, kërcënohet presidentja në detyrë