Presidentja Osmani dënon sulmin ndaj bjeshkatarëve në Zubin Potok

Presidentja Osmani dënon sulmin ndaj bjeshkatarëve në Zubin Potok

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për sulmin që u bë sot ndaj alpinistëve të grupit “Kosova Mountain Club” në malet afër qytetit të Zubin Potokut, përcjell Insajderi.

Osmani  në Facebook ka thënë se çdo qytetar duhet të ndihet i lirë që të lëviz në çdo pjesë të territorit të vendit.

“Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tone”, ka shkruar presidentja.

Sot gjatë ditës janë “sulmuar”me armë zjarri disa bjeshkatarë të grupit “Kosovo Mountain Club” nga serbët në Zubin Potok pranë kufirit me Serbinë.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i cili tha se nga ky rast asnjë person nuk ka mbetur i lënduar, po ashtu nuk janë shkaktuar as dëme materiale./Insajderi.com

 

Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i…

Posted by Vjosa Osmani on Sunday, 9 May 2021