Priti tetë vjet për propozim martese – Ai se bëri, ajo e paditi

Priti tetë vjet për propozim martese – Ai se bëri, ajo e paditi

Një grua zambiane e çoi të dashurin e saj në gjykatë sepse nuk arriti t’i propozonte për martesë pas tetë vitesh lidhje, megjithëse gjykatësi vendosi që gjithcka është e drejtë në dashuri dhe luftë, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

Gertrude Ngoma i erdhi në majës të hundës fakti që dashuria e saj e kahershme, Herbert Salaliki, nuk kishte propozuar – pasi kishte premtuar më parë se do të fejoheshin – sa që ajo së fundmi e çoi njeriun e zemrës në gjykatë. Çifti janë në lidhje për gati një dekadë dhe kanë një fëmijë së bashku.

“Ai kurrë nuk ka qenë serioz, prandaj e solla atë në gjykatë sepse meritoj të di të ardhmen time me të”, thuhet se u ankua ajo. Ngoma pretendoi se Salaliki i kishte dërguar mesazhe një gruaje tjetër, gjithashtu.

Si përgjigje, Salaliki argumentoi se partnerja e tij kurrë nuk i kushtoi vëmendje atij sepse ajo jetonte me prindërit e saj,. Burri 28-vjeçar pretendoi se donte të martohej me të dashurën e tij 26-vjeçare, por ai nuk ishte në gjendje financiare për të përballuar një martesë.

Përkundër lutjes së paditësit, gjyqtarja Evelyn Nalwize i tha Ngoma-s se nuk kishte shumë opsione sepse nuk ishte martuar ligjërisht me të dashurin e saj. /Insajderi.com