Profil | Ky është Millan Radojçiq, mafiozi i Veriut që ka lidhje me politikanë shqiptarë

Profil | Ky është Millan Radojçiq, mafiozi i Veriut që ka lidhje me politikanë shqiptarë

Millan Radojçiqi, një figurë e botës së krimit në Veri që po ashtu u zgjodh edhe si nënkryetar i Listës Serbe. Ai ka afërsi edhe me politikanë shqiptarë të Kosovës.

Profilin e tij të plotë e gjeni në dokumentar.

InDoks në këtë dokumentar do t’i kthehet problemit të Veriut që edhe pak ditë do të përballet me zgjedhjet që dihet që do ti fitojë Lista Serbe.

Serbë e tjerë, që nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, frikësohen t’i konkurrojnë asaj, kurse Vetëvendosja e PDK-ja po marrin pjesë në zgjedhjet që dihet që nuk mund t’i fitojnë. E zgjedhjet edhe mund të dështojnë, ani pse do të shpenzohen qindra-mijëra euro në to./ Insajderi.com