Projekti artistik me fotografi të inspiruara nga folklori nordik

Projekti artistik me fotografi të inspiruara nga folklori nordik

Që nga viti 2011, Riitta Ikonen dhe Karoline Hjorth kanë fotografuar fermer të pensionuar, peshkatar, zoologjistë dhe këngëtarë operash nga e mbarë bota. Disa nga këto fotografi u ngjajnë portreteve antropoligjike nga National Geographic, figura si statuja në peisazhe të largët, me kostume me guacka apo gjethe palmash. Këto peisazhe u ngjajnë fotosesioneve të revistave të modës të realizuara nga një imagjinate e shfrenuar.

Njëra nga artistet pas këtij projekti, Karolinë thotë: “Në fillim tentuam të ilistronim fenomene nga folklori, historitë, figura nga mitet”. Mirëpo ajo nuk tenton të jap përgjigje për të gjitha, të shtrosh pyetje dhe të i shohësh këto fotografi nga këndvështrime të ndryshme, është pjesë e këtij projekti, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Titulli i këtij cikli është “Sy të mëdhenjë sa pjatat” është një përkushtim ndaj folklorit Norvegjez. Bazohet në një përrallë, në të cilën një qen me sy të mëdhenjë, që jeton në një urë dhe është shumë kurioz. /Insajderi.com