
Prokurori i Prishtinës, Kujtim Munishi, ka deklaruar se personi i vdekur që dyshohet të jetë ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviq është gjetur i vdekur në mal.
“Prokurori është nisur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia është në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur diku në mal i vdekur”, tha ai për KALLXO.com.
Të premten u raportua për një vdekje në Prishtinë, njofton Insajderi.
Sipas raportimeve të para dyshohet të jetë Fadil Syleviqi, I cili ishte dyshohet që ka “qenë i përfshirë në rrëfime për vrasje te pasluftës”. /Insajderi.com