Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas 33 vjeçare në Fushë Kosovë, arrestohet motra e saj

Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas 33 vjeçare në Fushë Kosovë, arrestohet motra e saj

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se dyshohet që gruaja 33 vjeçare nga Fushë Kosova është vrarë nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores është dërguar në mbajtje, përcjell Insajderi.

Sipas prokurorisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Sipas dyshimeve fillestare nga kjo ngjarje dyshohet se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore. Ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e prokurorisë

Sot gjatë ditës është raportuar se një grua 33 vjeçare është gjetur e vdekur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili e ka thënë se kjo vdekje cilësohet e dyshimtë./Insajderi.com