
Prokurori Themelore e Prishtinës është duke kërkuar një muaj paraburgim për katër personat e arrestuar në Prishtinë të cilët u kapen me 113 kilogram heroinë, ku përveç substancave narkotike u gjet edhe një person i pa vdekur, shkruan Insajderi.
Kapen 113 kilogramë drogë në Prishtinë, arrestohen 4 persona
Rasti kishte ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në kryeqytet, ku në rrugën “Jakov Xoxa” ishte raportuar për një vdekje të dyshimtë, e më pas ishin gjetur 113 kilogram heroinë.
Prokuroria ka kërkuar që paraburgimi t’i zgjatët për një muaj pasi sipas dyshimeve të saj, të pandehurit kanë kuptuar se janë duke u hetuar dhe mund të arratisen nga vendi.
Sipas prokurorisë, nëse katër personat lihen të lirë ata do të mund t’i pengojnë hetimet e suksesshme ndaj tyre.
Më tej katër personat e dyshuar në vazhdimësi kanë eksportuar dhe importuar substanca narkotike.
Policia jep detaje për aksionin ku u konfiskuan 113 kilogramë drogë