Partia Socialdemokrate ka reaguar pasi Policia e Kosovës arrestoi kryetarin e kësaj partie, Dardan Molliqaj, dhe zyrtarë të tjerë të partisë, për shkak se këta të fundit kishin organizuar një protestë para stacionit të policisë, me moton “Për politikanët tubime, për qytetarët dënime”, njofton Insajderi.
Arrestimin e zyrtarëve të saj nga ky subjekt politik e kanë cilësuar të padrejtë nga ana e policisë, ndërsa kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.
“Kur zbatimi i ligjit është selektiv, ai gjithmonë shkon në dobi të të fortit e në kurriz të të dobëtit. Ligji është nxjerrë nga politikanët, të cilët janë të parët dhe pothuajse të vetmit që nuk po e zbatojnë dhe për këtë nuk ndëshkohen.
Kërkojmë urgjentisht që aktivistet dhe aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë që iu është bërë nga policia”, thuhet në reagimin e PSD-së./Insajderi.com
Gjatë aksionit të sotëm simbolik për të shpërfaqur hipokrizinë e institucioneve të Kosovës karshi qytetarëve të saj, të…
Posted by PSD on Tuesday, January 12, 2021