Gëzuar

Pse cakërrojmë gotat kur ngremë dolli?

Pse cakërrojmë gotat kur ngremë dolli?

Në festa e mbrëmje me miq sa herë ngremë dolli cakërrojmë gotat me njëri tjetrin e themi gëzuar. Por a e keni menduar ndonjëherë, se prej nga erdhi kjo traditë?

Për disa, është pothuajse e natyrshme të cakërrojnë gotat me të tjerët. Është një zakon që është praktikuar me shekuj. Ja një vështrim në disa nga arsyet pse përfshihemi në këtë praktikë:

Zgjon të gjitha shqisat: Kur pini me miqtë, përfshihen shumë shqisa: Mund ta shihni, ndjeni, shijoni dhe t’i merrni erë. Besohet cakërrimi i gotës u bë për këtë, sepse tingulli ndihmoi për të kënaqur të pesë shqisat (të dëgjuarit), duke përfunduar përvojën e pirjes.

Largon të keqen: Në kohërat mesjetare, gotat cakërroheshin dhe njerëzit brohorisnin me zë të lartë për të larguar çdo demon ose shpirt të lig. Një traditë gjermane është të përplasni kriklla alkooli në tryezë dhe të bërtisni me zë të lartë për të trembur fantazmat ose shpirtrat e këqij.

Shmangni helmimin: Ka disa teori që qarkullojnë që dollia ishte një mënyrë për të mos u helmuar. Në ditët kur helmimi i pijes së një armiku ishte një mënyrë e përshtatshme për ta vrarë atë, besohej se nëse gotat mbusheshin dhe cakërroheshin fort, pak alkool nga secila gotë do të hidhej në tjetrën. Përzierja e pijeve dhe pirja një gllënjke ishte një gjest dëshmues që pijet nuk ishin të dëmshme.

Për perënditë: Ndërsa termi “gëzuar” mund të mos ishte përdorur vetvetiu, shumë civilizime antike kishin mënyrën e tyre për të nderuar perënditë e tyre gjatë ceremonive të pirjes ose festave. Dollia është menduar të jetë nga burimet e flijimit, në të cilat një lëng i shenjtë (gjaku ose verë) iu ofrohej perëndive në këmbim të një dëshire, ose një lutje për shëndet. Ishte traditë greke dhe romake të linin një dhuratë për perënditë, përfshirë pijet alkoolike, gjatë festimeve dhe zakonisht pas një vdekjeje. Në mitologjinë Greke, për perëndinë e verës, Bacchus, ngritej shpesh dolli. Sot, ne ende i ngremë gotat tona lart në qiej sikur u ofrojmë perëndive një dolli për shëndetin e të gjallëve.

Meqë jemi tek dollia dhe shprehja ‘gëzuar’, në disa vende ata përdorin këto shprehje:

Anglisht – Cheers

Skocisht, Garelandisht Irlandeze – Sláinte (shqiptuar Slan-shi)

Spanjisht – Salud

Gjermanisht – Prost

Danezisht – Skål- (shqiptohet Skol)

Hollandisht – Proost (shqiptohet Prost)

Frëngjisht – Sante

Japoneze – Kanpai

Portugeze – Saude