Pse disa qime në trupin tonë zgjaten në mënyrë absurde?

Pse disa qime në trupin tonë zgjaten në mënyrë absurde?

Kjo ka ndodhur me shumë prej nesh. Kur po prekni qafën ose krahun, papritmas ne gjejmë qime të gjata, të holla dhe të bardha, që duket se janë rritur brenda natës.

Nëse kjo ju ka ndodhur edhe juve, dhe keni menduar se keni qenë personi i vetëm në planetin Tokë me ato qime qesharake që rriten nga lëkura juaj, jo, nuk jeni vetëm.

Edhe pse kaq shumë prej nesh e kanë pasur këtë përvojë, nuk ka ndonjë term specifik për këto qime të holla të gjata, që i gjejmë rastësisht në trupin tonë.

Sidoqoftë, ekzistojnë teori që e shpjegojnë këtë fenomen. Dermatologët sugjerojnë që qimet e vetme anormalisht të gjata shkaktohen nga faktorë hormonalë dhe gjenetikë që bëjnë që qime të veçanta të rriten më gjatë se të tjerat.

Mutacionet e rastësishme lejojnë që disa folikule të “zgjedhura” të qimeve të qëndrojnë më gjatë në të ashtuquajturën fazë anagen në të cilën flokët po rriten në mënyrë aktive. Si rezultat, kjo gjëndër e vetmuar ka më shumë kohë për të rritur një qime më të gjatë.

Luhatjet hormonale që ndodhin në vende të ndryshme, si mjekra ose zona T (balli hunda), gjithashtu mund të shkaktojnë këto anomali të flokëve. Nëse këto qime ju shqetësojnë, dermatologët sugjerojnë t’i këpusni ato me piskatore siç do të bënit normalisht, për të hequr qafe këto qime të padëshiruara.

Disa prej nesh që papritmas i gjejnë këto qime anormalisht të gjata në trupat tanë lënë përshtypjen që janë rritur brenda natës. Sidoqoftë, ky mund të jetë vetëm perceptimi ynë. Këto qime janë shumë të holla dhe afër ngjyrës së lëkurës sonë dhe ato vështirë se vërehen në krahasim me qimet normale.

Kjo është arsyeja pse ndonjëherë mund të na duhet një kohë e gjatë për të gjetur këto qime – ato thjesht rriten pa u vënë re. /Insajderi.com

Burimi: Bright Side