Pse Dr. Anthony Fauci vë dy maska njëkohësisht?

Pse Dr. Anthony Fauci vë dy maska njëkohësisht?
Burimi i fotografisë: Tasos Katopodis/Getty Images

Kur Dr. Anthony Fauci shkon për të punuar në Shtëpinë e Bardhë ose Institutin Kombëtar të Shëndetit, eksperti më i lartë i sëmundjes infektive të kombit shpesh shihet me jo një por dy maska fytyre.

Ai ka thënë se kjo strategji e maskimit të dyfishtë i ndihmon maskat e tij të përshtaten më mirë dhe më rehat. Por maskimi i dyfishtë nuk është mbështetur nga ndonjë studim apo rekomandim shkencor, shkruan Insider, transmeton Insajderi.

Shkencëtarët në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po testojnë nëse dy maska janë më të mira se një, por ata nuk kanë prova të mjaftueshme për ta rekomanduar atë.

Në ndërkohë, ekziston një zgjidhje e testuar në laborator që mund ta bëjë pothuajse çdo maskë më efektive: mbajtësin e maskës. (shih fotografinë më poshtë)

Quajtur gjithashtu një montues maske, mbajtësja vihet mbi një maskë të vetme për të siguruar një përshtatje të rehatshme, të sigurt dhe për të mbyllur çdo boshllëk ku ajri i ndotur mund të hyjë brenda ose të dalë jashtë. /Insajderi.com