Pse duhet të hiqni nga tryeza bukën e bardhë?

Pse duhet të hiqni nga tryeza bukën e bardhë?

Qofshin ato sanduiçë ose shoqërimi i gjellës me bukë të bardhë, shumë prej nesh adhurojnë të hanë bukë, në baza ditore. Buka është prezente në çdo vakt të të truezës shqiptare. Kjo traditë ka mbetur prej vitesh dhe vazhdon të ruhet akoma në ditët e sotme.

Por buka e bardhë nuk është një nga ushqimet më të shëndetshme – dhe ka disa arsye pse duhet t’i qëndroni larg, njofton Insajderi.

Përmban shumë kripë

Shumica e varieteteve të bukës, veçanërisht lloji i bukës që blini nga supermarketi, përmbajnë shumë kripë. Pra, nëse hani më pak bukë, sasia e natriumit në trupin tuaj zvogëlohet ndjeshëm. Sigurisht, një fetë bukë, nganjëherë nuk do të bëjë dëm. Në fakt, ju mund të piqni bukën tuaj në shtëpi, pa shtuar shumë kripë.

Ju bën të fitoni peshë

Nëse hani shumë bukë, për shkak të të gjitha karbohidrateve, kripës, sheqerit të rafinuar dhe preservativëve që përmban, mund t’ju bëjë të vini ca kile!

Nuk është një vakt i shëndetshëm dhe plotësues

Meqenëse llojeve të caktuara të bukës i mungojnë nutrientët, kur i hani ato, mund të mos ndjeheni të ngopur, sepse nuk mbusheni.

Shkakton simptoma të depresionit

Mund të ju shijojë shumë, por ajo bukë e bardhë mund të ndikojë negativisht në disponimin tuaj. Studimi i ri i botuar në Qershortë vitit  2015 American Journal of Clinical Nutrition gjeti një lidhje midis konsumit të karbohidrateve të rafinuara – si buka e bardhë – dhe depresionit tek gratë pas menopauzës. E njëjta përgjigje hormonale që bën që niveli i sheqerit në gjak të bjerë gjithashtu mund të shkaktojë lëkundje humori, lodhje dhe simptoma të tjera të depresionit. /Insajderi.com