Pse duhet të nisim ditën me një lugë vaj ulliri në mëngjes?

Pse duhet të nisim ditën me një lugë vaj ulliri në mëngjes?

Shumica prej nesh përdorin vaj ulliri si një vaj gatimi, por në fakt pirja e tij do t’ju lejojë të merrni përfitimin maksimal. Vaji i ullirit është i njohur për efektet pozitive në zemër, por mrekullitë që mund të bëjë për trupin tuaj shkojnë shumë përtej kësaj, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi.

Transformon lëkurën tuaj.

Vaji i ullirit është një përbërës thelbësor në shumë produkte kozmetike. Zvogëlon skuqjen dhe ënjtjen dhe mund ta mbajë fytyrën tuaj pa rrudha për më gjatë. Vaji i ullirit ka veti të fuqishme antibakteriale dhe shërben si dezinfektues natyral.

Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Shumë studime kanë treguar se ndjekja e një diete mesdhetare, e cila është e pasur me vaj ulliri, ka një efekt pozitiv në peshën e trupit. Më shumë se 180 njerëz morën pjesë në një studim 3-vjeçar që provoi se ngrënia e vajit të ullirit i ndihmoi ata të humbnin peshë.

Lexo edhe: “Për të katërtën herë me radhë kjo dietë merr epitetin si më e mira”

Është e dobishme për trurin tuaj.

Konsumimi i rregullt i vajit të ullirit ndihmon për të hequr grumbullimet e pllakave brenda qelizave të trurit tuaj. Këto pllaka mund të shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit, sëmundjen më të zakonshme mendore në botë.

Njerëzit që hanë rregullisht vaj ulliri kanë një kujtesë më të mirë se ata që mbajnë një dietë me pak yndyrë.

Kontrollon nivelin tuaj të sheqerit në gjak.

Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të jetë sekreti për uljen e glukozës në gjak. Ai mbron trupin tuaj nga diabeti tip 2, dhe mund të zvogëlojë rrezikun e tij me mbi 40%. /Insajderi.com