Qëndrimi i Vetëvendosjes nëse hidhet në votim zhbërja e Gjykatës Speciale

Qëndrimi i Vetëvendosjes nëse hidhet në votim zhbërja e Gjykatës Speciale

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë. Deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi ka thënë për Insajderin se VV ashtu siç ka qenë kundër themelimit të kësaj gjykatë në vitin 2015 vazhdon të jetë kundër edhe sot.

“Lëvizja Vetëvendosje është komode në këtë qëndrim  sepse ka një qëndrim të vetëm dhe të njëjtë me atë të viti 2015 kur është votuar  kjo Gjykatë, deri tash nuk mund t’i referohem një iniciative zyrtare sepse ne nuk jemi të informuar zyrtarisht për këtë çështje, por edhe nuk e di, si do të vjen kjo çështje në kuvend”.

“Ne do të marrim pjesë në debat edhe në zhvillimet kurdo që ato të ndodhin. Atëherë kemi qenë kundër Speciales edhe sot jemi kundër, Gjykatës Speciale jo për ta kundërshtuar drejtësinë, por për të kundërshtuar diçka të pa drejtë sepse kështu e kemi vlerësuar përkundër atyre që sot, unë nuk po i kuptojë, a janë ata të 2015 apo ata të 2017”, ka thënë Selimi për Insajderin.

Ndryshe 43 deputet kanë kërkuar qysh sot mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme me kërkesën e vetmë shfuqizimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale. Aktualisht kryesia e kuvendit së bashku me shefat e grupeve parlamentare janë duke mbajtur një takim për të shqyrtuar këtë kërkesë./Insajderi.com

43 deputetë kërkojnë sonte seancë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale