Qeveria Kurti godet edhe një segment të energjisë

Qeveria Kurti godet edhe një segment të energjisë

Qeveria e shkarkuar i ka dhënë edhe një goditje të madhe sektorit të energjisë. Sot, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka marr vendim për ndërprerjen e ndërtimit të disa hidrocentraleve, shkruan Insajderi.

Qeveria Kurti, ka shfrytëzuar situatën me pandeminë Covid-19, për të marrë vendim që të ndalojë punimet në hidrocentrale. Megjithëse, ndërtimi i tyre ishte me leje dhe se kishin marrë lincencat për t’i ndërtuar.

Fotografia e M E P T I N I S

Se ka pëlqim mjedisor për realizimin e këtij projekti e kishte thënë edhe zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Avni Zogiani. Në një deklaratë për Gazetën Insajderi, gjatë një vizite në fshatin Biti, ku pritet të ndërtohet një hidrocentral, Zogiani ka thënë se specifikisht kompania që do ta ndërtojë atë, ka marr pëlqim mjedisor.

“Kjo kompani specifikisht por edhe plotë kompani tjera, kanë marr pëlqimet mjedisore, në fakt s’kanë leje edhe kanë filluar projektet në realizimin e disa hidrocentraleve të cilat siç po e shini, kanë ndodh pa konsultim të mjaftueshëm me banorë, domethënë formalisht janë përmbushur kërkesat ligjore”, ka thënë Zogiani për Insajderin.

Qeveria e shkarkuar, e udhëhequr nga Albin Kurti, anise kohë pandemie, nuk e ka ndalur ndërtimin në sektorët tjerë.

Sektori i ndërtimtarisë ende zhvillon punimet anise Kosova sikurse e gjithë bota po përballet me koronavirusin. Mirëpo, pandeminë, qeveria Kurti e shfrytëzoi vetëm për të zbatuar një premtim të tyre në zgjedhje se do t’i ndalin ndërtimin e hidrocentraleve sapo të vijnë në pushtet.

Megjithatë, ndalimi është bërë pa ndonjë arsye, meqë kompanitë që po i ndërtojnë hidrocentralet kanë leje dhe pëlqim mjedisor.

Lëvizja vetëvendosje, pati festuar edhe kur Contour Global u largua nga Kosova dhe hoqi dorë nga ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, pasi e patën kundërshtuar ashpër ndërtimin e saj.

Vetëvendosje kishte kundërshtuar “Kosovën e Re”, anise ShBA e shihte këtë projekt me të rëndësishëm politik sesa ekonomik.

Kjo për faktin, se ShBA e shihte këtë si ndarje të Kosovës nga ndikimi rus përmes investimeve në energji.

Në një dëgjim në Nën-komitetin për Evropë dhe Bashkëpunim të Sigurisë Rajonale të Senatit Amerikan, përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, në dokumentet që ka siguruar Gazeta Insajderi, paralajmëroi për rrezikun e ndikimit rus në Kosovë.

“Nëse ky projekt dështon, Kosova mund të detyrohet të marrë në konsideratë alternativa që përfshijnë energjinë me burim nga Rusia”, u shpreh Palmer në pyetjen e drejtuar nga senatori i Nju Xhersit, Robert Menendez.

Për të ndaluar shtrirjen e ndikimit rus në Kosovë, sipas përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit, duhet të ruhet pavarësia energjetike e Kosovës – të përdoret linjiti.

“Për të ruajtur pavarësinë e saj energjetike, Kosovës i duhet një gjeneratë e re, dhe ‘Kosova e Re’ është opsioni më praktik, më efikas dhe më i mundshëm. Mbështetja e këtij projekti është tërësisht në interesin e Shteteve të Bashkuara”, kishte thënë Palmer.

Pushtetari Haki Abazi përballë Amerikës që e quan ndikim rus kundërshtimin e “Kosova e Re”

Fushata kundër termocentralit të ri, roli kyç i Haki Abazit

Kundërshtuesi kryesor i projekti është KOSID, një konsorcium i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.

Konzorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) përbëhet prej instituteve dhe organizata të medieve, deri tek organizatat të cilat punojnë me komunitete lokale.

Bashkë-themelues i KOSID është Haki Abazi, i cili për rreth dhjetë vjet ka udhëhequr me fondet milionëshe në Kosovë të fondacionit “Rockfeller Brothers Fund”, e kishte quajtur “kancer të qytetarëve” projektin për termocentralin.

KOSID-i i udhëhequr nga Abazi, ka zhvilluar fushata të financuara kundër Termocentralit “Kosova e Re”.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, ish-drejtori i Rockefeller Brothers Fund u bashkua me Lëvizjen Vetëvendosje – organizatë politike që po ashtu e ka kundërshtuar ashpër projektin “Kosova e Re” – për t’u emëruar zëvendëskryeministër i Kosovës në qeverinë Kurti gjashtë muaj më vonë. /Insajderi.com