Qeveria rikthen “analfabetin” Emanuel Demaj në pozitë të re

Qeveria rikthen “analfabetin” Emanuel Demaj në pozitë të re

Edhe pse pa ndonjë përvojë në diplomaci Emanuel Demaj ishte caktuar në vitin 2017 ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Gazeta Insajderi kishte raportuar për nivelin e mangët gjuhësor dhe intelektual të Demajt.

Diplomacia kosovare në dorë të personit që nuk di të shkruajë

Por, tani Qeevria e Kosovës ka vendosur të rikhejë “analfabetin” Demaj në pozitë të re. Emanuel Demaj më herët ka qenë sekretar i Partisë Shqiptare Demokristiane.

Ish-zëvendës ministri dhe u.d. Ministri i Punëve të Jashtme ne Qeverinë e Republikës së Kosovës, sot nga Bordi Drejtues i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike është emëruar Drejtor i Departamentit për bashkëpunim me Vatikanin.

Me këtë emërim në këtë pozitë, IAMN synon që të avancojë bashkëpunimin me Vatikanin në fushat përkatëse më interes për dy shtetet me theks të veçantë në fushëveprimin e njohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Vatikanit.

“Emanuel Demaj është personi adekuat për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve në mes të Vatikanit dhe Kosovës”, thuhet në deklaratën e Bordit të IAMN.