Rakiq demanton vetveten, tash thotë se nuk do të ketë muri tjetër

Rakiq demanton vetveten, tash thotë se nuk do të ketë muri tjetër

Kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq ka ndërruar fjalët për ndërtimin e një murit të ri. Një ditë më parë Rakiq pas rrënimit të murit ilegal në veri të vendit tha se të martën do të fillojë ndërtimi i një muri tjetër dy metra më pas.

Madje, Rakiq dha edhe informatë te detajuara për murin e ri, ai tha se  muri i ri do të jetë i lartë 70 centimetra, i gjerë 120 centimetra.

Por një ditë pas kësaj kryetari i komunës veriore Goran Rakiq ka mohuar se do të ngritët një mur tjetër në atë pjesë por do të jenë shtylla të ngjashme me ato që gjendën në sheshet e Prishtinës, Kjo ide ka ardhur pas marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës, Komunës së Mitrovicës Veriore dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Do të thotë nuk do jetë mur, por do jeni disa si shtylla të vendosura në zonën e këmbësoreve, të cilat mund të largohet në rastet emergjente që lidhet me zjarrfikësit apo raste të tjera që llogariten si emergjente dhe mund te hyhet në zonën e këmbësorëve”, tha Rakiq.

Të tilla pengesa janë të vendosura edhe në rrugët lidhëse me sheshin “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

139

Rakiq, ka lutur qytetarët që të jenë të durueshëm me planin se si do të duket ajo pjesë

“Do të ketë një zonë të rrethuar në një pjesë prej 40 centimetrash, ndërsa në pjesë tjetër do të jetë 70 centimetra. Unë dua t’i lus, në veçanti qytetarët, që të presin dhe të jene të durueshëm, sepse mbi të gjitha është me rëndësi se si do të jetë në fund dhe si do të duket ky dizajn”, ka thënë Rakiq./Insajderi.com