
Bashkim Ramosaj është deklaruar edhe një herë për rrugën Deçan-Plavë dhe problemet që po shfaqen për shkak se kalon kah Manastiri i Deçanit.
Ramosaj me një postim në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, ndërsa ka treguar se ka takim edhe me personalitet të tjera – deri edhe me ambasadorë të vendeve mike në Kosovë.
Në fund të postimit, Ramosaj shkruan se pret të bëhet zgjidhje e duhur dhe se rruga “bëhet, ose e bëj”.
“Kam filluar sot takimet, fillimisht me Kryeministrin për të vazhduar intensivisht deri me datën 27 gusht, kur do mbajmë takim me të gjithë ambasadorët. Jam i bindur që rezultati do jetë zgjidhja e duhur për Deçanin. Bëhet ose do e bëj!”, shkruan Ramosaj në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com
KRYEMINISTRI DHE KRYETARI I DEÇANIT DAKORDOHEN QË PUNIMET E RRUGËS DEÇAN-PLAVË TË PEZULLOHEN