Ranë në dashuri sa ishin në shkollë të mesme por u martuan 70 vjet më vonë

Ranë në dashuri sa ishin në shkollë të mesme por u martuan 70 vjet më vonë

Dy të dashuruar të cilët ishin ndarë gati shtatë dekada më parë u bashkuan gjatë pandemisë së Coronavirusit dhe tani janë të martuar.

Historia e dashurisë filloi 68 vjet më parë, kur Fred Paul dhe Florence Harvey gjetën për herë të parë njëri-tjetrin.

Çifti u takuan si adoleshentë në Wandsworth, një qytet i vogël në Newfoundland dhe provincën Labrador, Kanada.

Ata kaluan çdo moment që mundën së bashku, duke bërë shëtitje pas kishës, duke vjedhur puthje në pushimet e shkurtra dhe duke marrë pjesë në koncerte.

Çdo natë gjatë dy viteve që ishin së bashku, Paul ndizte dritën e verandës së tij para se të flinte. Kjo ishte mënyra e tij për t’i thënë Harvey, e cila jetonte përtej rrugës, natën e mirë dhe se ai e donte atë.

“Ajo ishte dashuria ime e parë. E dashura ime e parë dhe dashuria ime e parë e vërtetë”, tha Paul, tani 84 vjeçar, për CNN, njofton Insajderi.

Por kur Paul mbushi 18 vjet, dhe Harvey ishte 15 vjeçare, të dy ndanë rrugët. Paul u transferua në Toronto për punë. Një vit më vonë, kur ai u kthye për ta kërkuar, Harvey ishte zhvendosur në një qytet tjetër.

Përfundimisht, ata të dy u martuan me njerëz të tjerë dhe krijuan familje.

Por në vitin 2017, Harvey u gjend përsëri beqare pasi burri i saj Len vdiq nga kanceri. Çifti, të cilët ishin martuar lumturisht për 57 vjet, kishin pesë fëmijë së bashku.

Dy vjet më vonë, gruaja e Paul-it për gati 60 vjet, Helen, gjithashtu vdiq pasi vuante nga probleme të shumta shëndetësore, përfshirë demencën. Ata kishin dy fëmijë së bashku.

Ishte pikëllimi i përbashkët për humbjen e bashkëshortëve të tyre që i solli ata përsëri së bashku.

Muaj më vonë, në ditëlindjen e tij në korrik, Harvey e befasoi Paul-in duke ardhur në Toronto, ku ata u ribashkuan më në fund.

Vetëm tre ditë pas ribashkimit, çifti ishin gati të martoheshin. Familjet e tyre pyetën pse lëviznin kaq shpejt, por Paul dhe Harvey nuk kishin dyshime se donin të kalonin pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku. /Insajderi.com

Fred Paul and Florence Harvey kissing on their wedding day.