Reagimet lidhur me krizën energjetike në Kosovë

Reagimet lidhur me krizën energjetike në Kosovë

Mund të thuhet se pothuajse e gjithë Kosova është përfshirë në një krizë energjetike prej 6 deri në 10 orë pa energji elektrike.

Reduktimet të energjisë elektrike ditët e fundit kanë bërë që të ngjallin reagimet nga qytetarët e deri tek krerët e shtetit.

Distribucioni i energjisë – që njihet tash si KEDS, përveç që nuk ka përmbushur obligimin për furnizimin e qytetarëve 24 orë me energji elektrike, ajo ndër vite është përfshirë edhe në skandale.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar që të mos ketë më reduktimet pasi qytetarët e Kosovës dhe qeverisë nuk ju intereson se cilat njësi mund të bien dhe sa është çmimi i energjisë elektrike, kjo për shkak se duhet zbatuar kontrata që parashihet furnizimi me 24 orë rrymë.

Mirëpo sipas zëdhënësit të KEDS, Viktor Buzhala reduktimet janë si pasojë e mungesave të energjisë elektrike dhe është duke u blerë katëfish më shtrenjtë dhe si arsye krysore të kësaj gjendje e sheh blerjen e energjisë elektrike nga tregjet e ndryshme më një çmim të pa përballueshëm.

“Për momentin jemi duke u ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike. Nga prodhimi vendor po arrihet të prodhohen më pak se 400 MË që nuk arrin të mbulojë as 50% të konsumit”.

Këtë muaj qytetarët e Kosovës do të paguajnë shumë më shtrenjtë faturën e energjisë elektrike. Këtë e ka paralajmëruar dje kompania KEDS. Shtrenjtimin e ka parë si mbulim të çmimit të shtrenjtë me të cilin është duke blerë rrymë.

Po ashtu qytetarët janë munduar që ta kontaktojnë me KEDS për të marrur ndonjë informata, mirëpo ata nuk e kanë parapa përgjegjësi që t’iu përgjigjen telefonatave të qytetarëve  edhe pas 190 thirrje nga vetëm një person.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka  tërhequr vërejtjen operatorit që të mos vazhdoj më ndërprerje.

ZRRE ka rikujtuar KEDS-it dhe KESCO-s edhe njëherë se gjatë përcaktimit të të hyrave të lejuara maksimale për të gjithë sistemin e energjisë, përfshirë prodhimin dhe importin, ka lejuar mjete financiare të mjaftueshme për mbulimin e kostove për furnizim të rregullt (pa reduktime) me energji elektrike për të gjithë konsumatorët.

Me këtë rast, ZRRE i ka tërhequr vërejtjen KEDS-it dhe KESCO-s se në rast të mos zbatimit të këtyre kërkesave, në përputhje me dispozitat ligjore të nenit 55 dhe 57 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë dhe Rregullës mbi Masat Administrative dhe gjobat, do të aplikohen masa adekuate.

Ka pasur reagime nga më të ndryshme ku është krahasuar edhe sistemi i tanishëm i energjisë elektrike  me kohën e pas luftës duke  konsideruar si problem jetësor ndaljen e rrymës.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu  ka reaguar në mënyrë të ashpër duke thënë se kjo gjendje është e pa përballushme

“KEDS duhet t’i ndërpres menjëherë reduktimet ose le ta shpalle gjendje të jashtëzakonshme. Qytetaret janë lodhur me ketë gjendje. As në kohen e pas luftës nuk ka ndodhe te ketë reduktime nga 8 deri ne 16 ore ne dite”.

Edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është deklaruar rreth ndërprerjeve të shumta të energjisë elektrike që po ndodhin ditëve të fundit në Republikën e Kosovës, duke shtuar se ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë do të duhej të ndërpriten.

“Ndërkohë, do të kërkoj llogari edhe nga KEK për mos funksionimin e disa blloqeve në formë të pa planifikuar”, ka thënë ministri/Insajeri.com

KEDS-I SHPËRFILL KRYEMINISTRIN HARADINAJ

SKANDALOZE: KEDS FRYEN FATURAT NË MËNYRË ARBITRARE