Reagimi i Kurtit kur i lëshojnë videon derisa thotë nuk do të ketë anëtarë të bordeve me libreza partiake

Reagimi i Kurtit kur i lëshojnë videon derisa thotë nuk do të ketë anëtarë të bordeve me libreza partiake

“Ne do t’i departizojmë, do t’i depolitizojmë bordet, nuk do të këtë më anëtarë të bordeve me libreza të partive ose me mbiemra të përveçëm që janë zgjedhur”, kështu ka thënë në viti 2017 Albin Kurti, sa nuk e kishte pozitën e kryeministrit, shkruan Insajderi.

Ndonëse u zotua se nuk do të këtë emërime të anëtarëve nëpër borde me libreza partiake, ndryshe ndodhi në vitin 2020. Po i njëjti, Albin Kurti por tani në pozitën e kryeministrit apo thënë më mirë kryeministrit në largim, ka emëruar 4 anëtarë që janë përkrahës e pjesëtarë të Vetëvendosjes nëpër bordet e ndërmarrjeve publike.

Sonte, Kurti është ftuar në emisionin “Debat +” të rtv Dukagjinit dhe atij i është lëshuar video ku është duke u zotuar se nuk do të ketë emërime politike nëpër borde.

Pas përfundimit të videos, Kurti në studio shihet duke qeshur, teksa tenton të arsyetojë këto emërime.

Shikojeni videon:

“Katër dolën me libreza të Vetëvendosjes asnjë nuk është në post udhëheqës. Asnjëri prej tyre nuk e ka karakteristikë anëtarësimin tek ne, por profesionalizimin. Është e vërtetë se këto borde janë të përkohshme”, ka deklaruar Kurti, përcjell Insajderi.

“A do të ishte mirë që edhe këta të mos ishin, por është shumë e vështirë që të formohen këto borde të përkohshme, kur e kemi qeverinë në detyrë e cila nuk e dimë sa të do të qëndrojë”, është shprehur kryeministri në largim.

“Dikur në borde ka qenë privilegj të jesh, tash është rrezik”, thotë mes tjerash Kurti./Insajderi.com

Lexo edhe:

Kurti: Presidenti Thaçi është lloj noteri, nuk ka të drejtë ta mandatojë partinë tjetër

Kryeministri i shkarkuar fton Presidentin dhe liderët e partive në një takim të hënën